“Serbia është kthyer në një kërcënim jo vetëm për Kosovën e Bosnjën por për të gjithë rajonin”

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në një tryezë diskutimi në Institutin "Hudson" në Washington

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, mori pjesë në një tryezë diskutimi në Institutin “Hudson” në Washington, ku u përqendrua në sfidat e sigurisë dhe potencialin e zhvillimit në Ballkanin Perëndimor.

Sipas njoftimit të MPJD-së thuhet se diskutimi në Institutin “Hudson” theksoi edhe rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të përshpejtuar progresin drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.

“Në takimin e titulluar “Synime dhe shqetësime Rajonale”, Ministrja Gërvalla foli për sfidat me të cilat përballen sot Kosova dhe rajoni i Ballkanit dhe Evropa Lindore. Duke përshkruar zhvillimin e jashtëzakonshëm të Kosovës, të ekonomisë së saj, por edhe të forcimit të të gjitha strukturave të sigurisë dhe forcave të saj të armatosura, ajo theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës për vlerat demokratike dhe vullnetin e palëkundur për anëtarësim në NATO dhe BE”, thuhet në njoftim.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve të të pranishmëve, ajo theksoi se Serbia është kthyer përsëri “në një kërcënim të vërtetë jo vetëm për Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën, por për të gjithë rajonin”.

“Si aleate, madje edhe satelit i Rusisë, ajo jo vetëm që sulmon shtetet fqinje, siç ishte rasti me 24 shtatorin e vitit të kaluar në Kosovë, por edhe i garanton Rusisë, Kinës dhe tashmë edhe Iranit hapësirë të mjaftueshme për të vepruar në Evropë nga thellësia e Ballkanit Perëndimor”, tha Gërvalla.

Ministrja Gërvalla theksoi rëndësinë e ndërrimit të strategjisë së demokracive perëndimore në raport me Serbinë si kundërshtaren më të fuqishme të vlerave Perëndimore dhe demokratike në Evropë dhe domosdoshmërinë e konfrontimit të Serbisë me rrezikun që paraqet për rajonin por edhe për paqen në Evropë.

Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga politika, diplomacia dhe analistë të njohur ndërkombëtarë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika