Egla Ceno pas fitores së saj në BigBrother: Jam ende pa fjalë

Aktorja e njohur, Egla Ceno, u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania

Aktorja e njohur, Egla Ceno, u shpall fituese e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Egla Ceno ka fituar garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, duke lënë të renditur në vend të dytë aktorin Julian Deda.

Aktorja dhe finalistja ka reaguar për herë të parë në rrjete sociale pas fitores së saj, teksa ka shprehur mirënjohje për publikun që e pranuan atë me gjitha ngjyrat e saj.

“Jam ende pa fjalë. Por jam thellësisht mirënjohëse për publikun që më deshi e më pranoi me gjithë ngjyrat e mia dhe sigurisht për Top Channel Albania që më dha mundësinë të isha pjesë e kësaj eksperience të jashtëzakonshme”, u shpreh ajo.

Ceno si duket nuk do të ndalet me kaq, ajo paralajmëroi se: “Do shihemi shumë shpejt”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Egla Ceno (@egla_ceno)

Fituesja e edicionit të tretë të “Big Brother Vip Albania 3” është Egla Ceno.

Kujtojmë që finalisti i pestë ishte Meriton Mjekiqi, finalistja e katërt, Heidi Baci dhe finalisti i tretë, Romeo Veshaj.

Ky ishte edicioni i parë që kishte pesë finalistë nga tre edicione gjithsej. Njëherësh është dhe hera e parë që në këtë format çmimin e madh e fiton një grua.

Vlera e çmimit të madh është 100 mijë euro.

Egla Ceno shpallet fituese e “Big Brother Vip Albania 3”

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika