AAK-ja kërkon shkarkimin e Qeverisë Kurti për zgjedhje të parakohshme

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se zgjedhjet në Kosovë do të ndodhin kur Qeveria aktuale të shkarkohet ose të japë dorëheqje kryeministri Albin Kurti

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i Grupit parlamentar AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se zgjedhjet në vend do të ndodhin atëherë kur do të shkarkohet Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ose me dorëheqjen e tij.

“Kërkesën për shpërndarjen e parlamentit AAK do të dërgojë një përgjigje me shkrim, ashtu siç i ka dërguar kreu i PDK-së, për të konfirmuar se zgjedhjet do të ndodhin atëherë kur do të shkarkohet kjo qeveri e dëmshme për Kosovën ose me dorëheqjen e kryeministrit”, ka thënë Tahiri në konferencë për medie.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kreu i GP-së së AAK-së ka thënë se nuk ka negociata e as kushte, pasi “dorëzimi i kësaj qeverie duhet të ndodhë me dorëheqjen e tij, për shkak se nuk mund ta mbajë deri në fund”.

“Dorëheqja duhet të ndodhë deri në gusht, këtë e vërteton një qëndrim të kamotshëm të AAK-së se një shtet që e marrin me çelësa në dorë, si Qeveria Kurti që e ka marrë me çelësa në dorë, me buxhet, me ushtri, me programe, investime me ligjin e pagave dhe shume ligje tjera nuk po mund t’i shtyjë përpara asnjë hap”, ka theksuar Tahiri.

“E vetmja zgjidhje”, LDK-ja s’tërhiqet nga kërkesa për dorëheqjen e Kurtit

Gjithashtu, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, kryeministri Albin Kurti duhet të japë dorëheqje.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka insistuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, pasi, sipas tij, kryeministri i ri mund të sillet në vjeshtë, duke theksuar se kjo është e nevojshme për të nxjerrë vendin nga sanksionet.

“Në vjeshtë me kryeministër të ri”, PDK-ja insiston në shpërndarjen e Kuvendit

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika