Zejnullahu: Nëse s’do të kishte negocim për ikje, Radojçiq do të arrestohej ose do vritej

Ish-rreshteri i FSK-së, Fetah Zejnullahu, beson se KFOR-i ka qenë pjesë e këtyre negociatave. Ai thekson se në mungesë të një marrëveshjeje, terroristët do të ishin arrestuar ose eliminuar nga forcat e Policisë së Kosovës

Para disa ditësh, bazuar në një raport të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, thuhej se largimi i terroristëve të sulmit të 24 shatorit në Banjskë të Zveçanit, është bërë në negocimin me zyrtarë të KFOR-it.

“Kjo është e pasaktë. Në asnjë moment KFOR-i nuk ishte i përfshirë në negociatat e supozuara”, ishte reagimi i misionit të NATO-s në Kosovë ndaj pretendimeve të këtij raporti.

Por, ish-rreshteri FSK-së, Fetah Zejnullahu, është i bindur se ka pasur negocim, dhe për këtë ka përgjegjësi edhe KFOR-i.

“Kush e bëri do të dalë në pah. Por mendoj, sidoqoftë, qoftë në aspektin direkt apo indirekt, përgjigje KFOR-it nuk bie”, ka thënë Zejnullahu në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.

Sipas ish-rreshteri të FSK-së, po të mos kishte marrëveshje për largimin e terroristëve, por edhe të kryeterroristit, Millan Radojçiq, ose do të ishin arrestuar, ose do të ishin eliminuar nga forcat e Policisë së Kosovës.

“Po të mos kishte marrëveshje ose të ishin arrestuar këta kriminelë apo do ta kishin fatin e disave që mbetën të vrarë”, ka shtuar Zejnullahu.

Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika