Dyshimet për mashtrime ndaj pensionistëve, policia nis hetimet

"Policia e Kosovës me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës", thuhet në njoftim

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se me autorizim të prokurorisë ka nisur hetimet lidhur me mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Kosovës.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për media nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës me datë 13 maj 2024 ka pranuar autorizim nga Prokurori kompetent lidhur me dyshimet mbi mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të Republikës së Kosovës. Bazuar në autorizim dhe në informacionet e siguruara, njësitet relevante policore kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për mashtrimet e mundshme ndaj pensionistëve të RKS-së”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës ka shtuar se është duke i trajtuar të gjitha informacionet relevante, përderisa të gjitha veprimet në vazhdim do t’i ndërmarrë në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika