Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohen tre persona

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova” të dielën e 12 qershorit, si pasojë e të cilit tre persona kanë mbetur të lënduar

Ilustrim

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur të dielën e 12 qershorit në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Këtë për Portali D, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se në aksident ishin përfshirë tre automjete.

“Në afërsi Sllatinës rreth orës 14:00 është raportuar se për një aksident trafiku. Të përfshira kanë qenë tre automjete dhe është raportuar se tre persona kanë marrë lëndime trupore”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, njësiti i trafikut është marrë me rastin.

Ndryshe, sipas statistikave të përgjithshme të policisë, thuhet se brenda 24 orëshit të 11 qershorit kanë ndodhur, gjithsej, 22 aksidente trafiku me dëme materiale dhe 11 aksidente me të lënduar.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika