Rrahmani: S’është diskutuar fare për zgjedhje brenda deputetëve të Vetëvendosjes

Deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani, ka theksuar se brenda partisë së tij nuk ka pasur diskutime për zgjedhje të parakohshme, duke shtuar se asnjë vendim nuk është marrë në këtë drejtim brenda grupit parlamentar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Eman Rrahmani, ka deklaruar se nuk është diskutuar fare për zgjedhje të parakohshme me deputetët e VV-së, pasi fillimisht është kërkuar koordinim dhe qëndrime të përbashkëta me subjektet e tjera opozitare.

Rrahmani ka theksuar se nuk është marrë asnjë vendim apo qëndrim për këtë çështje brenda Grupit Parlamentar të LVV-së.

“Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme, nuk është diskutuar më deputetët e VV-së fare kjo çështje, për shkak se është deklaruar se fillimisht duhet me pas koordinim apo qëndrime të njëjta edhe subjektet tjera opozitare. Por në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje, domethënë në aspektin e Grupit Parlamentar nuk është diskutuar dhe nuk është marrë asnjë vendim asnjë qëndrim për këtë çështje”, ka thënë ai në “Debat Plus”.

Në lidhje me kërkesën e PDK-së për zgjedhje në korrik, ai u shpreh se nuk e konsideron të arsyeshme që LVV-ja të shkojë në zgjedhje vetëm sepse këtë e kërkon PDK-ja.

Sipas tij, një kërkesë e tillë duhet të mbështetet në një kauzë të qartë dhe të arsyetuar, siç mund të jenë çështjet e KiE-së, të Asociacionit apo ndonjë interes tjetër nacional.

“Mënyrën qysh ka kërkuar PDK-ja zgjedhje nuk më është dukur e arsyeshme pse VV-ja duhet të shkojë në zgjedhje pse po kërkon PDK-ja, nëse do të ishte një kauzë edhe do të ishte arsyetuar,  për shkak të KiE , Asociacionit apo çfarëdo lloj interesi tjetër nacional do ishte si argument patjetër që po”, ka deklaruar Rrahmani.

 

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika