Pesë persona dënohen me 26 vjet e dy muaj burgim në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj i ka dënuar me 26 vjet e dy muaj burgim 5 persona për një vrasje të kryer në vitin 2018

Objekti i Gjykatës Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj pesë të pandehurve të akuzuar për disa vepra penale.

Të njëjtit janë dënuar me 26 vjet e dy muaj burgim. Pos kësaj ata janë dënuar edhe me dy mijë e 500 gjobë për vrasje, rrahje dhe armëmbajtje pa leje.

I pandehuri A.R.1, është dënuar për shkak të veprave penale “vrasja” dhe “mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndërkaq, A.R.2,, F.R. dhe A.R.3. janë dënuar për shkak të veprës penale “pjesëmarrje në rrahje”, kurse i pandehuri D.K., për shkak të veprave penale “mashtrimi” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.

“Gjykata Themelore në Ferizaj pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurit: A.R.1, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej 16 vjet, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim, A.R.2, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjetësh, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe arrestit shtëpiak; F.R., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy vjetësh, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftim.

Gjykata Themelore në Ferizaj

“A.R.3, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një vit e tetë muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak dhe D.K., e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim unik burgimi në kohëzgjatje prej katër vjet 6 muaj, në të cilin dënim do t`i llogaritet koha e kaluar në ndalim dhe arrestit shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë e 500 euro, të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, vijon njoftimi.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Të fundit nga rubrika