Osmani për at Antonio Belushin: Ishte veprimtar i paepur i çështjes shqiptare

Ka ndërruar jetë Antonio Belushi, prifti arbëresh, veprimtari i shquar i çështjes shqiptare. Ndërsa Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Belushit teksa ka theksuar se është humbje e madhe për arbëreshët e Kalabrisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të at Antonio Belushit, ndërsa thekson se është humbje e madhe për arbëreshët e Kalabrisë.

Osmani, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se at Antonio Belushi ka kultivuar me pasion gjuhën arbëreshe që nga vitet e 90-ta, duke shtuar se ka mbrojtur të drejtën e shqiptarëve për liri.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për kalimin në amshim të at Antonio Belushit, veprimtarit të paepur të çështjes shqiptare, i cili përveç se kultivoi me pasion gjuhën arbëreshe, nga vitet ‘90, bashkë me presidentin Rugova e veprimtarë të tjerë, e mbrojti të drejtën e shqiptarëve për liri. Ndarja e tij nga jeta është humbje e madhe për familjen e miqtë, kishën arbëreshe, institucionet e popullin arbëresh të Kalabrisë e gjithë Italisë së Jugut”, ka shkruar Osmani.

Osmani u shpreh se si presidente e Kosovës ka pasur nderin ta takojë nga afër në bibliotekën e krijuar nga ai.

“Si presidente e vendit, kur ia akordova shtetësinë e Kosovës, ishte i stërlumtur, sepse e iu plotësua dëshira e tij jetësore”, shkroi Osmani.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika