Cilat janë gabimet e mundshme të Agim Ademit që nga koha kur është kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës?
Kjo pyetje i është bërë analistit të përhershëm i futbollit në “DuelinSportin”, Faruk Statovci, i cili, me ironi është përgjigjur se gabimi i madh i Ademit “është se fëmijët tanë nuk luajnë më në lloq sikurse para dy vjetëve”.
|”Pozicioni i FFK apo çfarëdo pozicioni tjetër mendoj që edhe kryeministri i shtetit gabon, dhe gabimet mund të ndodhin. Por nëse dikush di ndonjë gabim të madh të Agim Ademit le ta thotë, unë nuk di… ndoshta gabimi më i madh i tij është sepse sot fëmijë tonë nuk luajnë në lloq, sikurse para dy vjetëve”, ka thënë Statovci.