Shefat e Mbrojtjes të ShBA-së dhe Rusisë bisedojnë për Ukrainën

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e vet rus, Andrei Belousov, më 25 qershor, tha zëdhënësi i Pentagonit, Patrick Ryder, duke shtuar se Austin e “theksoi rëndësinë e ruajtjes së linjave të komunikimit në një kohë kur Rusia po kryen luftë kundër Ukrainës”.

Austini e inicioi thirrjen, e cila është e para mes shefave të mbrojtjes të SHBA-së dhe Rusisë prej marsit 2023, tha Ryder, raporton REL.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ata “shkëmbyen qëndrimet e tyre për situatën e Ukrainës”.

Belousov e vuri në pah rrezikun për përshkallëzim të mëtejmë të situatës për shkak të furnizimit të vazhdueshëm të Ukrainës me armë amerikane, tha Ministria ruse.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe aneksimi i katër rajoneve ukrainase nga ajo, kanë bërë që marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin të bien në pikën më të ulët prej vitit 1962, kur ndodhi kriza raketore kubane.

Javën e kaluar, Moska i akuzoi Shtetet e Bashkuara se janë përgjegjëse për një sulm raketor ukrainas në Gadishullin e Krimesë së uzurpuar nga Rusia.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se në sulmin 23 qershorit u përfshinë pesë raketa me rreze të gjata veprimi, me të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë furnizuar Ukrainën këtë vit.

SHBA-ja e rifilloi furnizimin e Ukrainës me armë në prill, pasi Kongresi e miratoi pakon me ndihmë ushtarake për Kievin në vlerë 61 miliardë dollarë.

Shtetet e Bashkuara thonë se i mbështesin kërkesat e Ukrainës që Rusia t’i tërheqë trupat nga Ukraina dhe që të rivendosen kufijtë e Ukrainës pas-sovjetike.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika