PDK bojkoton seancën, shkaku i mospërfshirjes së veteranëve të UÇK-së në pagën minimale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se deputetët e PDK-së nuk do të marrin pjesë në seancën e Kuvendit të Kosovës, për shkak të mospërfshirjes së veteranëve të UÇK-së në projektligjin për pagën minimale.

PDK bojkoton seancën, shkak mospërfshirja e veteranëve të UÇK-së në pagën minimale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në konferencë për media në Kuvendin e Kosovës, ka njoftuar që Grupi Parlamentar i PDK-së nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit, për shkak të mospërfshirjes së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në projektligjin për pagën minimale.

“Partia Demokratike e Kosovës të martën nuk do të marrë pjesë në seancën e Kuvendit. Para se e njëjta të fillojë, dua që nga këtu t’i bëj thirrje edhe një herë qeverisë që ta kthejë prapa këtë projektligj dhe mos ta procedojë tutje për miratim”, theksoi kryetari i PDK-së.

Krasniqi e konsideroi këtë sjellje të papërgjegjshme, absurde dhe të pafalshme ndaj veteranëve, dhe i bëri thirrje qeverisë që ta kthejë prapa këtë projektligj dhe të mos e procedojë tutje për miratim.

“Në vend se të kishim sot debat për nivelin e pagës minimale për të vendosur pak më shumë drejtësi, qeveria ka vendosur që të bëjë padrejtësinë më të madhe e më të turpshme ndaj atyre që janë pjesë e dinjitetit tonë kombëtar e historik. Prandaj, injorimi dhe mospërfshirja e kompensimit të veteranëve të UÇK-së në ligjin për pagën minimale është një turp, pjesë e të cilit ne nuk do të bëhemi kurrë dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm”, shtoi ai.

Krasniqi ka thënë se injorimi i veteranëve nga Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje është turp i madh, pjesë e të cilit Partia Demokratike e Kosovës nuk do të bëhet kurrë dhe do ta kundërshtojë fuqishëm.

Sipas tij, propozimet e tyre për pagën minimale janë për mbulimin e nevojave elementare për punëtorët dhe familjet e tyre, të cilët sipas tij, nuk janë të kënaqur nga propozimi që ka sjellë Qeveria.

“Propozimet tona kanë qenë që paga minimale të jetë në nivelin e tillë, që të mundësojë mbulimin e nevojave elementare për punëtorët dhe familjet e tyre, gjë që nuk është as për së afërmi e kënaqshme me propozimin e qeverisë që e ka sjellë me projektligj”, tha Krasniqi.

Po ashtu, ai tha se Qeveria e ka devijuar çështjen e ligji të pagave, pasi ka përjashtuar kategoritë e veteranëve të UÇK-së.

“Qeveria e ka devijuar komplet debatin duke vendosur njëanshëm dhe në mënyrë të turpshme që të përjashtojë kategoritë e veteranëve të UÇK-së nga ky ripërcaktim i pagës minimale”, tha Krasniqi.

Lideri i PDK-së, ia kujtoi Qeverisë Kurti se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë më meritorët për lirinë tonë, dhe se shteti ynë e pavarësia jonë e ka në themel luftën për liri të këtyre burrave e grave që kanë rrezikuar jetën dhe kanë lënë pjesët e trupit nëpër vija të frontit.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika