Presidentja Osmani pret në takim ministrin e jashtëm austriak, Alexander Schallenberg

Presidentja Osmani ka pritur në takim kryediplomatin austriak Schallenberg, ku kanë diskutuar për angazhimin e Kosovës në rrugën evropiane të saj. Ajo ka falenderuar kryediplomatin austriak për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës nga Austria në rrugëtimin e saj drejt BE-së

Vjosa Osmani në takim me Alexander Schallenberg

Sipas zyrës së Presidentes së Kosovës, Presidnetja Vjosa Osmani në takim me kryediplomatin austriak, Alexander Schallenberg, ka theksuar së Kosova ka plotësuar kriteret për liberalizim vizash, ku sipas saj kjo tashmë i takon BE-së që ta mbajë premtimin në raport me popullin e Kosovës.

Në këtë kontekst, në njoftim thuhet se Presidentja ka kërkuar mbështetjen austariake për këtë qështje si dhe për procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e punëve të jashtme të Austrisë, Alexander Schallenberg, Prishtinë 14 qershor 2022

Gjatë këtij diskutimi janë zhvilluar edhe bisedime për raportin me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. ”Presidentja Osmani ka deklaruar se qëndrimi i Kosovës është plotësisht në përputhje me BE-në, SHBA-në dhe të gjitha vendet demokratike”.

Ndërsa për dialogin Kosove-Serbi, sipas njoftimit thuhet se Presidentja Osmani ka theksuar se duhet të përqendrohen në njohjen reciproke.

“Kosova është palë konstruktive në këtë proces dhe rendi kushtetues, sovraniteti dhe kufijtë aktualë janë të panegociueshëm”, ka thënë Presidentja Osmani.

Gjithashtu, në këtë takim është diskutuara edhe për marrëdhëniet ndërshtetërore, në të cilën dy palët shprehën gatishmëri për thellimin e tyre, në fushën e politikës së jashtme, arsimit, shkëmbimit tregtar, si dhe fusha të tjera të interesit reciprok.

Nis takimi i Osmanit me ministrin Schallenberg

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika