Presidentja Osmani dhe bashkëshorti i saj deklarojnë pasurinë, posedojnë katër objekte banimi

Presidentja Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, në Agjencinë kundër Korrupsionit, kanë deklaruar katër objekte banimi në vlerë prej 406 mijë eurove

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu

Presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani, për vitin 2021 bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu, kanë deklaruar në Agjencinë Anti-Korrupsion, para të gatshme në vlerë prej 45 mijë e 648 euro, të cilat ruhen në pesë institucione financiare të ndryshme

Kurse detyrimet financiare të deklaruara nga  presidentja Osmani, arrijnë shumën e 97 mijë e 900 eurove.

Para të gatshme

Nga to, 87 mijë e 900 euro janë borxh ndaj “Marigona Hill”, kurse 10 mijë të tjera janë “Borxh për parcelë”, në “Lagjen e Gjelbër”.

Nga Kuvendi i Kosovës, presidentja e vendit merr pagë dhe mëditje vjetore në vlerë prej 33 mijë e 149 euro.

Pasuria e paluajtshme e presidentes Osmani

Në kuadër të kategorisë së pasurisë së paluajtshme, Vjosa Osmani ka deklaruar një banesë me 83.51 metra katror,  e cila thuhet se është e papërfunduar, e që të njëjtën e ka blerë në vlerë prej 40 mijë eurove, përmes kursimeve dhe kredive.

Po ashtu, presidentja e vendit ka deklaruar një parcel toke, në vlerë prej 35 mijë eurove, të cilën po ashtu, e ka blerë përmes kursimeve dhe kredive.

Pasuria e paluajtshme

Një garazhë të papërfunduar, Osmani e ka vlerësuar me vlerë prej 2 mijë e 500 eurove, të blerë me kursime dhe kredi.

Ndërkaq, bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i ka deklaruar dy shtëpi dhe një banesë, njëra me vlerë prej 180 mijë eurove, tjetra me 120 mijë kurse banesa me vlerë prej 66 mijë eurove, të gjitha të blera me kursime dhe kredi.

Banesa e Osmanit, bashkë me dy shtëpitë dhe një banesë në pronësi të bashkëshortit të saj arrijnë shifrën e 406 mijë eurove.

Raporti i plotë: Vjosa-Osmani.pdf

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika