U kap nga policia duke mbajtur me forcë të miturën, iniciohet rast i dhunimit

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë patrullimit ka hasur në Vushtrri në një burrë që po qëndronte duke mbajtur me forcë një të mitur.

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh, burri dhe e mitura janë shoqëruar në stacionin e Policisë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirë kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Rasti është iniciuar si “Dhunim”.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Policia gjatë patrullimit kanë takuar duke qëndruar në rrugë të dyshuarin mashkull kosovar, i cili ishte duke mbajtur me forcë viktimë femër kosovare të mitur. Të njëjtit janë shoqëruar në NJHP-Prishtinë dhe gjatë intervistimit kanë pranuar se me dëshirën e dy palëve kanë kryer marrëdhënie seksuale. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika