Vriten 71 persona nga një sulm izraelit në Gaza

FOTO:REUTERS

Një sulm izraelit në jug të Gazës ka vrarë 71 persona të shtunën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë në Gazë, duke shtuar se dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ndërkaq, një zyrtar izraelit tha se ushtria ka shënjestruar kreun e krahut ushtarak të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Zyrtari izraelit tha se shënjestër e sulmit në Han Junis ishte Mohammed Deif, që shumë besojnë se është arkitekti i sulmit që Hamasi kreu më 7 tetor në Izrael, kur u vranë afër 1.200 persona. Ky sulm nxiti luftën mes Izraelit dhe Hamasit.

Deif për vite të tëra ka qenë në krye të listës së personave më të kërkuar nga Izraeli dhe besohet se u ka ikur disa tentim-vrasjeve nga Izraeli në të kaluarën.

Zyrtari, që foli në kushte anonimiteti, tha se Rafa Salama, një tjetër zyrtar i lartë i Hamasit, është shënjestruar në sulm, raporton Reuters.

Zyrtari, megjithatë, nuk dha detaje nëse këta dy zyrtarë të lartë të Hamasit janë vrarë.

Ndërkaq, në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë u tha se të paktën 289 persona janë plagosur dhe shumica e 71 të vrarëve dhe të plagosurve u dërguan në spitalen Nasser.

Është ende e paqartë nëse sulmi u krye brenda Muvasi, që Izraeli e ka shpallur zonë humanitare, që gjendet nga veriu i Rafahut deri në Han Junis.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika