Komuna e Dragashit mbledh kërkesat për vlerësim të dëmeve pas vërshimeve

Komuna e Dragashit ka mbledhur kërkesat e banorëve për të vlerësuar dëmet në ekonomitë familjare dhe ato infrastrukturore, dy javë pas vërshimeve. Banorët, thonë se ndihmë kanë marrë vetëm nga niveli lokal, por jo edhe ai qendror. Në komunë, thonë se do të kërkojnë ndihmë nga Qeveria për kompensim

Fshati Kuk, pas vershimeve

Bodrumi është zhytur në baltë, derisa kati ku ishin duke jetuar, tashmë ka mbetur i zbrazur.

Shenjat në mur tregojnë deri ku kishte arritur sasia e ujit, derisa gjësendet në oborr shfaqin gjendjen që vërshimet lanë pas në fshatin Kuk të Dragashit.

Çdo gjë është dëmtuar, derisa vështirësisë gjatë përballjes me këtë gjendje i rrëfejnë banorët.

Ngjashëm si ky, orendi në oborret e shtëpive janë pothuajse në çdo familje të këtij fshati.

Disa pjesë të rrugëve dhe shtrati i lumit që gjendet në mes të fshatit, është rregulluar nga Komuna, por përfaqësuesi i fshatit, Kapllan Fetahu ka kritika për Qeverinë.

Ai thotë se Kryeministri Albin Kurti harroi fjalët qe ua tha më 27 qershor, një natë pas vërshimeve.

Ndonëse jo niveli qendror, ai lokal, ka bërë thirrje që banorët e dëmtuar të bëjnë kërkesë në komunë për vlerësim të dëmeve.

Kur të kuptohet shuma e dëmeve, që vlerësohet se do të jetë e lartë, atëherë Komuna e Dragashit thotë se do të kërkojë ndihmën në Qeverisë.

“Lidhur më ndihmën nga institucionet qendrore, ne kemi pasur vizitën e Kryeministrit këtu dhe është pajtu që të gjitha kërkesat të mblidhen dhe pas asaj, do të bëhet analiza e gjendjes dhe do të bëhet dëmshpërblimi i dëmeve.  Në pjesën e Opojës, kemi pas deri më tani 130 kërkesa. Jemi në proces të pranimit të kërkesave nga qytetarët. Në Komunën e Dragashit kemi pas 11 kërkesa dhe në pjesën e Gorës 41 kërkesa”, ka thënë Nuhija Tairovci, Drejtor për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike

Fshatrat më të prekura nga vërshimet e para dy javëve janë Bresana, Zaplluxha, Kuka, Kullibegu dhe Blaçi.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika