Sveçla për anulimin e gradimit të policëve: Nuk pati keqpërdorime, vetëm disa lëshime

Gati pa u bërë një javë që nga anulimi i konkursit për gradim në Policinë e Kosovës, është deklaruar Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla. Ai ka thënë se në këtë proces pati vetëm disa lëshime dhe jo keqpërdorime.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Foto: RFE/RL

Në fillim të kësaj jave ndodhi anulimi i një prej konkurseve më të rëndësishme në Policinë e Kosovës, ai për gradimin e “Policëve të Lartë” në “Rreshter”.

Kjo pas raportimit të televizionit Dukagjini dhe pastaj hetimit dhe gjetjeve të Inspektoratit Policor të Kosovës.

Shkelja themelore ishte ajo e udhëzimit administrativ për gradimin e policëve, duke u lejuar të marrë pjesë në proces një gjeneratë pa pasur të drejtë aplikimi.

Por, gjetjet, sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla janë lëshime e jo keqpërdorime.

“Nuk ka pas raportime për keqpërdorime, ka lëshime. Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm sipas qytetarëve të Kosovës dhe këtë nivel besueshmërie ata kanë me majtë” tha ai.

Por, njohës të sigurisë po vlerësojnë se pikërisht Svecla do të duhej të kërkonte llogari për anulimin e gradimit.

“Dështimi i konkursit për gradën rreshter tashmë është dokumentuar dhe argumentuar ndërmjet një hetimi të IPK-së, ku në këtë raport të dërguar tashmë në nivelin e lartë politik është konstatuar se ka shkelje ligjore, shkelje të normativës dhe mbi këtë gjë ministri punëve të brendshme do të duhej që të kërkoj llogaridhënie brenda menaxhmentit të Policisë së Kosovës”, tha Drizan Shala.

Televizioni Dukagjini kishte nisur këtë seri raportimesh që nga muaji prill, pas dyshimeve se brenda gjeneratës së 54-të kishte familjarë dhe të afërm të eprorëve të lartë të Policisë, me ç’rast u është ofruar mundësia kundërligjshëm për aplikim.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika