Gjithçka gati për Botërorin Katar 2022

Janë kompletuar grupet për Katar 2022, pasi kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e play-offit

ilustrim

Pas përfundimit të kualifikimeve, janë shtuar edhe tre emrat e pjesëmarrësve të fundit për Katar 2022.

Ekipet që iu bashkëngjitën janë Uellsi, Australia dhe Kosta Rika.

Këto ekipe do t’iu bashkëngjiten grupeve, të cilat diheshin në fillim të prillit. Dhe pas këtyre skuadrave, grupet janë gati për Katar 2022.

Botërori do të fillojë nga 21 nëntor deri më 18 dhjetor të këtij viti, ku skuadrat do të mundohen t’ia rrëmbejnë titullin kampionit botëror në fuqi, Francës.

Kështu do të duken grupet e Katar 2022, raporton gazeta spanjolle SI.

Grupi A: Katar, Holandë, Senegal, Ekuador

Grupi B: Angli, SHBA, Iran, Uells

Grupi C: Argjentinë, Meksikë, Poloni, Arabi Saudite

Grupi D: Francë, Danimarkë, Tunizi, Australi

Grupi E: Spanjë, Gjermani, Japoni, Kosta Rika

Grupi F: Belgjikë, Kroaci, Marok, Kanada

Grupi G: Brazil, Zvicër, Serbi, Kamerun

Grupi H: Portugali, Uruguai, Koreja e Jugut, Gana

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika