Trump thotë se Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t’u mposhtur sesa Biden

Kandidati republikan për president, Donald Trump, ka deklaruar se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t'u mposhtur në zgjedhjet e nëntorit sesa presidenti Joe Biden, pas vendimit të këtij të fundit për t'u tërhequr nga gara

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ndaj vendimit të presidentit Joe Biden për t’u tërhequr nga gara presidenciale në zgjedhjet e nëntorit.

Në një postim në platformën e tij “Truth Social”, Trump  ka shkruar: “I shtrembëri Joe Biden nuk ishte i përshtatshëm për të kandiduar për president dhe sigurisht nuk është i përshtatshëm për të shërbyer – dhe kurrë nuk do të jetë”.

Trump ka akuzuar Biden-in se ka arritur pozitën e presidentit “me gënjeshtra, dhe duke mos e lënë vendin e tij”.

Ai gjithashtu pretendon se “të gjithë ata që e rrethonin, përfshirë doktorin e tij dhe mediat, e dinin se ai nuk ishte i aftë të ishte President dhe nuk ishte”.

Siç raportonn, Reuters, kandidati republikan për president, Trump, ka deklaruar për CNN, se ai mendon se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të jetë më e lehtë për t’u mundur në zgjedhjet e nëntorit sesa presidenti demokrat Joe Biden, i cili u largua si kandidat i partisë së tij.

Një reporter i CNN-it, ka thënë në platofrmën X se Trump i bëri komentet në rrjet menjëherë pasi Biden ka njoftuar vendimin e tij.

Duke paralajmëruar për “pasojat e presidencës së Biden-it”, Trump shkruan: “Ne do të vuajmë shumë për shkak të presidencës së tij, por do ta korrigjojmë dëmin që ai ka bërë shumë shpejt. Bëje Amerikën të madhe sërish!”

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika