Harris: Do të bashkoj partinë e kombin për të mposhtur Trump-in

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris e ka vlerësuar mbështetjen e presidentit Joe Biden për të fituar nominimin si kandidate për presidente dhe premtoi të bashkojë Partinë Demokratike për të fituar ndaj Donald Trump në zgjedhjet e ardhshme

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka deklaruar se është e nderuar që ka marrë miratimin e presidentit Joe Biden si kandidate për presidente, duke theksuar vendosmërinë e saj për të fituar nominimin e Partisë Demokratike.

“Jam e nderuar që kam miratimin e presidentit dhe synimi është të fitoj këtë nominim,” ka thënë Harris.

Ajo ka theksuar përkushtimin e saj për të bashkuar Partinë Demokratike dhe kombin, me qëllim të mposhtjes së Donald Trump dhe agjendës së tij ekstreme “Project 2025”.

“Unë do të bëj gjithçka në fuqinë time për të bashkuar Partinë Demokratike – dhe për të bashkuar kombin tonë – për të mposhtur Donald Trump dhe axhendën e tij ekstreme “Project 2025”,” ka deklaruar ajo, raporton BBC.

Harris, në mesazhin e saj, bëri thirrje për unitet dhe përpjekje të përbashkëta ndërsa vendi afrohet drejt ditës së zgjedhjeve, e cila është 107 ditë larg.

“Kemi 107 ditë deri në ditën e zgjedhjeve. Së bashku, ne do të luftojmë. Dhe së bashku do të fitojmë”, ka thënë ajo.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika