Ngrihet aktakuzë ndaj 6 personave, u sekuestrohen mbi 1.6 milionë euro pasuri

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 6 të pandehurve për shpëlarje parash dhe falsifikim dokumentesh. Vlera e pasurisë së sekuestruar në këtë rast është mbi 1.6 milion euro, të cilën Prokuroria ka propozuar që të konfiskohet

Prokuroria Speciale e Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve E. K, Xh.Xh, A.H, R.B, M.V dhe F.T,  në dyshimet se të njëjtit kanë kryer veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi nga viti 2015 deri në vitin 2023 , “Shpëlarja e parave”.

Ndërkaq, të pandehurit E.K dhe M.V, dyshohen për kryerjen e veprës penale në bashkëkryerje “Falsifikimi i dokumenteve”, e përcaktuar me nenin 390, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

“Vlera pasurisë së sekuestruar në këtë rast është 1,629,929.77 euro, për të cilën Prokuroria Speciale i ka propozuar Gjykatës që ta bëjë konfiskimin e saj”, thuhet në njoftim.

Ky rast ka qenë i shënjestruar dhe i emërtuar “ZHURI”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika