Sot është dita e Donjetës, Akilit dhe Norës në Olimpiadën e Parisit

Pas suksesit të Distria Krasniqit në Olimpiadën "Paris 2024", të hënën fokusi do të jetë te sportistët tanë në xhudo dhe boks, ku do të garojnë Donjeta Sadiku, Akili dhe Nora Gjakova

Pas suksesit të Distria Krasniqit, e cila të dielën ka fituar medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, këtë të hënë dita është mjaft e ngarkuar me aktivitete tjera nga Olimpiada.

Sërish fokusi i këtyre transmetimeve do të jetë te sportistë tanë, përkatësisht në xhudo, ku garojnë Akil dhe Nora Gjakova, si dhe në boks, ku garon Donjeta Sadiku.

Programi i transmetimeve në Radio Televizionin e Kosovës këtë të hënë:

•           10:00-14:00 – Xhudo: Akil Gjakova dhe Nora Gjakova

•           11:00-13:00 – Hendboll: Sllovenia vs Kroacia

•           14:00-15:00 – Highlights (28.07.2024)

•           15:00-16:00 – Highlights xhudo

•           16:00-19:00 – Xhudo: Finalet

•           20:00-20:30 – Boks: Donjeta Sadiku

•           20:30-22:30 – Not: Finalet

•           22:30-23:00 – Speciale nga Parisi (Artan Muhaxhiri&Arben Berisha)

•           23:00-00:00 – Highlights

Distria Krasniqi ka arritur një sukses historik për Kosovën duke fituar medaljen e parë të argjendtë në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

Xhudistja kosovare, pavarësisht përpjekjeve të saj të jashtëzakonshme, nuk arriti të mposhtë kundërshtaren e saj, Diyora Keldiyorova nga Uzbekistani, në finalen e madhe.

Distria Krasniqi, e cila ishte e parrëzueshme në gjysmëfinale kundër italianes Odette Giuffrida, konfirmoi statusin e saj si një prej xhudisteve më të mira në botë.

Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Olimpiadën e Parisit 2024

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika