Akil Gjakova e nis me fitore, mposht brazilianin në Paris

Akil Gjakova e ka nisur me fitore paraqitjen në Olimpiadë, duke mposhtur brazilianin Daniel Cargnin

Akil Gjakova

Akil Gjakova ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”, në kategorinë deri në 73 kilogramë

Kundërshtari i parë i Akil Gjakovës ishte braziliani Daniel Cargnin.

Xhudisti kosovar e ka fituar luftën e parë, pasi mposhti brazilianin. Së pari me Wazzari, pastaj edhe me Ippon, Gjakova ka kaluar në raundin tjetër.

Ndryshe nga Akili, motra e tij, Nora nuk ka arritur të kalojë në raundin tjetër.

Kjo pasi ajo është eliminuar pas tri gabimeve gjatë meçit me xhudisten nga Mongolia, Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Në Paris këtë të hënë janë duke u zhvilluar garat në kategorinë deri 57 kilogramë te xhudistet dhe kategorinë deri 73 kilogramë te xhudistët.

Po ashtu, boksieria Donjeta Sadiku do të përballet mbrëmjen e së hënës.

Sot është dita e Donjetës, Akilit dhe Norës në Olimpiadën e Parisit

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika