Pagat për minatorët e Trepçës pritet të ekzekutohen javën e ardhshme

Kryeshefi i Trepçës, Bashkim Kurti ka zhvilluar sot një takim me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli për grevën e minatorëve të Stan Tërgut. Kurti i ka thënë Dukagjinit pas takimit se pritjet janë që pagat e dy muajve t’u dalin minatorëve gjatë javës së ardhshme.

Pritja dy mujore e minatorëve të “Stan Tërgut” për pagat, pritet të marrë fund javës që vjen.

Një gjë të tillë e ka pohuar për televizionin Dukagjini, kryeshefi i Trepçës Bashkim Kurti, pas një takimi që ka zhvilluar të premten me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Ne kemi takime të rregullta në baza ditore. Sot jemi takuar me ministren Rizvanolli dhe kryesuesin e bordit për sqarime shtesë dhe po besoj se në fillim të javës së ardhshme do dalin pagat dhe minatorët do t’i kthehen punës”, ka thënë Kurti.

Dy ditë më parë, minatorëve që janë në grevë tash e 25 ditë, u ishte premtuar një lajmërim nga Bordi i ndërmarrjes, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

E për këtë, ata shprehen të zhgënjyer.

“Jo ata, sipas informatave, ka pas bordi me ardhë nesër qat ditë që kem na atje. Kanë shpresu me pas një përgjigje pozitive. Sipas informatave, më thanë se i kanë pyt pse s’kanë ardh e kanë thanë që s’kem përgjigje pozitive. Që ka vijmë, që jo s’kem”., ka thënë minatori Gani Osmani.

E të njëzëri janë edhe minatorë të tjerë të cilët thonë se janë në gjendje të rëndë.

“Unë ju bëj apel qeverisë të merr masa të ekzekutohen pagat sa më shpejt. E lus të del nga ky ngërç se sot me na dal pagat, ne ja nisim punës. Po ka presion me ia fillu punës po s’mundesh me ja nis kur nuk ke bukë. Është punë e vështirë ajo”, ka thënë minatori tjetër Miftar Mehmeti.

Dy ditë më parë, Ekzekutivi është zotuar për angazhim në gjetjen e një zgjidhjeje, por duke theksuar se përkrahja financiare varet nga zotimi se do të ulen shpenzimet dhe do të rifillojë rritja e prodhimit.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika