Dy persona vriten në një sulm me thikë në Tel Aviv

Zyrtarët e ekipit emergjent në vendin e ngjarjes ku një sulmues vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në Holon, Izrael, 4 gusht

Një sulmues palestinez vrau dy njerëz dhe plagosi dy të tjerë në një sulm me thikë në Izrael, para se të vritej nga policia, njoftuan autoritetet izraelite.

Sulmi ndodhi mëngjesin e së dielës afër një pompe karburanti dhe një parku në qytetin Holon, afër Tel Avivit, sipas autoriteteve.

Një burrë dhe një grua u vranë, ndërsa dy njerëz të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital me nxitim, thanë zyrtarët mjekësorë.

“Terroristi u neutralizua menjëherë nga njëri prej oficerëve tanë në vendin e ngjarjes, i cili e parandaloi atë nga kryerja e një sulmi edhe më të rëndë”, tha zëdhënësja e policisë, Eli Levi, për televizionin izraelit, kanal 12.

Në një komunikatë për media, policia tha se ndodhet në vendin e ngjarjes dhe se “po kryejmë bastisje gjithëpërfshirëse me një helikopter dhe resurse shtesë”.

Grupi radikal palestinez, Hamas – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se sulmi me thikë ishte “përgjigje e natyrshme” për sulmet izraelite ndaj palestinezëve dhe për vrasjen e liderit të tij politik, Ismail Haniyeh, javën e kaluar në Teheran.

Megjithatë, Hamasi nuk e mori përgjegjësinë për sulmin e së dielës./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika