ZKA s’heq dorë nga auditimi i gjykatave, vlerësohet tentim për ndërhyrje në drejtësi

Zyra Kombëtare e Auditimin nuk e ka në plan të heq dorë nga kërkesa për të bërë audirim edhe për efikasitetin e gjykatave në trajtimin e lëndëve civile. Nga ky institucion i kanë thënë Dukagjinit se kanë kërkuar nga KGJK-ja të lejohet një auditim pëcjellës për të parë zbatimin e rekomandimeve të dhëna 7 vjet më parë. E kjo, po vlerësohet si tentim për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

10 rekomandime për Gjykatat Themelore në Kosovë e Këshillin Gjyqësor, kishin dalë më 2017, pas auditimit për efikasitetin e menaxhimit të lëndëve civile.

7 vite pas, Zyra Kombëtare e Auditimit është duke kërkuar që të bëjë auditim përcjellës, për të parë se deri në cilën masë janë zbatuar rekomandimet e atëhershme.

Pavarësisht se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka marr vendim që një gjë e tillë të mos lejohet, nga Zyra Kombëtare e Auditimit kanë thënë se ky vendim , bie ndesh me parimet kushtetuese dhe ligjore për mandatin e këtij institucioni.

“Për informimin tuaj, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ishte pajtuar me gjetjet dhe rekomandimet e auditimit “Efikasiteti i Menaxhimit të Lëndëve Civile në Gjykatat Themelore” i publikuar në vitin 2017. Ndërsa për auditimin përcjellës i cili ka për objektivë të vlerësojë se deri në çfarë mase janë zbatuar rekomandimet e dhëna në këtë raport, KGJK-ja ka nxjerrë një vendim i cili nuk lejon kryerjen e auditimit përcjellës. Ky vendim po ashtu kufizon fushëveprimin e auditimit dhe bie ndesh me parimet kushtetuese dhe ligjore për mandatin e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA). Përpjekjet për të ndërhyrë në zbatimin e mandatit kushtetues e ligjor të ZKA-së dhe për të penguar procesin e auditimit, jemi duke i trajtuar me kujdes të veçantë dhe do t’i adresojmë në institucionet përgjegjëse në Kosovë dhe jashtë vendit, ku Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës është pjesë e tyre. Zyra Kombëtare e Auditimit mbetet e përkushtuar për të zbatuar mandatin e saj në pajtim me Kushtetutën, Ligjin dhe standardet ndërkombëtare të auditimit si dhe do të vazhdojë të ushtrojë funksionet e saj në mënyrë të pavarur nga çdo organ apo autoritet tjetër,” thuhet nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Por një insistim të tillë të Zyrës Kombëtare të Auditimit, po shihet si një ndërhyrje në drejtësi.

Ish sekretari i Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari thotë se vetëm KGJK-ja është përgjegjëse për të inspektuar punën e Gjykatave.

“Auditori i përgjithshëm i Kosovës është institucioni më i lartë për vlerësimin përkatësiisht kontrollit financiar dhe ekonomik të organizatave bugjetore, ndërsa Këshilli Gjyqësor është organi më i lartë merret me administrimine  Gjykatave dhe është përgjegjës që puna e tyre të kryhet në mënyre të paanshme, të pavarur dhe të pandikuar,” tha Ardian Bajraktari – Ish sekretar në MD

“Për bindjen tonë paraqet tentativvë për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë, edhe kjo nuk është e vetmja që është shqetësuese por është edhe për faktin se nuk kanë përgaditje profesionale dhe përgaditjen e duhur për të vlersuar asnjë lëndë gjyqësore,” tha Florim Shefqeti – Avokat

Pas kërkesës së Zyrës Kombëtare të Auditorit që të bëhet një raport auditimi për efikasitetin e lëndëve civile nëpër Gjykata themelore, Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mënyrë unanime vendosi që të nxjerr një vendim me të cilin refuzohet një gjë e tillë, me arsyetimin se paraqet ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika