Ish- e burgosura politike rrëfen për demonstratat e 1981: Me 1 prill ka qenë një datë masive, me 2 e përgjakshme

Ish- e burgosura politike, Naime Maqastena, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka folur për fillimin e rrugëtimit të saj, i cili e dërgoi edhe prapa grilave të pushtetit të atëhershëm jugosllav.

Maçastena ka thënë se si 14 vjeçare në vitin 1981 ka marrë pjesë në demonstratat që po zhvilloheshin asokohe.

“Në vitin 1981, isha në moshën 14 vjeç dhe ndodhën ngjarjet e aso kohe. Jo vetëm unë, por gjenerata e shkollës “Meto Bajraktari”, klasa e 7, ishim shumë të indinjuar me ato demostrata. Kemi dalë pothuajse e gjithë klasa, organizim spontan. Nuk ka qenë diçka që e kemi ditur dhe shumica prej tyre ka qenë prej familjeve që janë prekur nga regjimi dhe se diçka e keqe ka ndodhur me familjar të tyre”, tha Maçastena.

“Ftesa erdhi nga nxënësit e shkollës “Emin Duraku”, me flamur kuq e zinj, në mënyrë të organizuar erdhën. Mbyllën gjitha dyert e shkollës dhe u dhanë urdhër që mos me dalë, por disa nxënës, shumica po kemi gjetë rrugëdalje nga pjesa mbrapa e shkollës dhe kemi dalë në qytet”, vijoi ajo.

Maçastena shtoi se fillimisht ajo kishte dalë në demonstrata si vëzhguese tereni, por pastaj kur kuptoi se çka po ndodh, ajo ka qenë prezente gjithëherë aty.

“Fillimisht isha si vëzhguese, ndërsa me 1 dhe 2 kemi dalë pak më të organizuar. Kemi parë krejt se çka është ka ndodhë. Me 1 prill ka qenë masive, ndërsa 2 prilli shumë e përgjakshme. Me 2 prill, mbrapa Fakultetit Juridik, studentët e kishin kthyer mbrapsht atë autobus. Aty erdhi një tank dhe filloi me rrëzu atë autobusin, dhe një oficer prej tanku e qëlloi një student në pulpin e këmbës. Isha afër me një studente të Mjekësisë, Teuta Bekteshi, e kemi marrë me plot frikë e kemi futë me një shtëpi dhe prej aty e kemi dërgu në spital”, vijoi ajo.

Mobilizimi i saj nga ajo kohë bashkë me popullatën civile,  Maçastena theksoi se “qepët, çarçafët, peshqira” i jepnin studentëve në demonstrata.

Prej veprimeve të para si 14 vjeçare ajo ka thënë se ka qenë shpërndarja e afisheve dhe e trakteve dhe shkrimi i parullave.

 

 

Shija e redaktorit

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Të fundit nga rubrika