BKS – Muratit: Qeveria ka paguar vetëm policat njëmujore, jo ato 15-ditëshe e dymujore

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit Hekuran Murati, i cili ka thënë se BKS është duke i detyruar mërgimtarët të paguajnë polica kufitare, për të cilat, ka paguar qeveria.

Në reagimin e BKS-së thuhet se “marrëveshja e nënshkruar nga MFPT-ja, MPB-ja, BQK-ja dhe BKS-ja parasheh subvencionimin e policave njëmujore”.

Sipas kësaj byroje, policat me afat tjetër, si ato 15 ditë, 2 muaj, 6 muaj dhe njëvjeçare janë me pagesë.

Tutje thuhet se deri më tani BKS-ja nuk është në dijeni të ndonjë procedimi penal ndaj punëtorëve të saj lidhur me “rastet e aluduara”, pasi Murati deklaroi se “ka pasur procedim penal për punonjësit e BKS-së lidhur me disa raste të raportuara”.

Më tej, në reagimin e BKS-së është bërë thirrje për ata që kanë paguar për policë njëmujore, që ta kontaktojnë byronë për rimbursim, si dhe për ta raportuar rastin.

“Nëse ka raste të keqpërdorimeve nga punonjësit e BKS-së, këto do të trajtohen me prioritet të lartë dhe përgjegjësit do të përballen me pasojat ligjore”, është thënë tutje në komunikatë.

Ministri Hekuran Murati u ka bërë thirrje mërgimtarëve që vijnë në Kosovë, të mos paguajnë policat kufitare njëmujore për vetura deri në nëntë pasagjerë, pasi ato janë të paguara nga Qeveria.

Ai ka pretenduar se punëtorë të papërgjegjshëm, siç i ka quajtur ai, të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) nuk janë duke informuar saktë që polica kufitare është e subvencionuar dhe sipas tij, po i detyrojnë mërgimtarët që të paguajnë për së dyti.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika