“Demë Muja e Istref Sadiku”, ish-e burgosura politike tregon momentet e arrestimit si 17-vjeçare nga shqiptarët e UDB-së

Ish-e burgosura politike, Hidajete Kelmendi, ka rrëfyer kohën e arrestimit të saj si 17-vjeçare nga UDB-ja

Hidajete Kelmendi në "Debat Plus"

Hidajete Kelmendi, ish- e burgosura politike, ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, për veprimtarinë, arrestimin dhe torturat e përjetuara nga regjimi jugosllav përmes Sigurimit të Shtetit të njohur si UDB.

Kelmendi ka thënë se si 17-vjeçare i kishte interesuar historia e popullit shqiptar.

Ajo tregoi se si gjimnaziste së bashku me shoqërinë kishin bërë organizime, duke shpërfaqur realitetin përmes afisheve.

“Unë bashkë me shoqe dhe shokë kemi bërë organizime, jemi munduar t’iu tregojmë se çka është realiteti përmes afisheve, kemi lexuar libra dhe kemi pas grupin “Ideali”, kemi qenë 7 vajza dhe 2 djem.”

Në vitin 1984, Hidajete Kelmendi ishte privuar nga liria.

Ish-e burgosura politike nga rrafshi i Dukagjinit ka thënë se ishte maturante kur ishte arrestuar.

“Më kujtohet se në mbrëmje e morëm vesh që shokët tanë i kapën e i burgosën, i morën ata të UDB-së në shkollë, drejtor më duket ka qenë një, Niman Mulliqi i fshatit Raushiq, nëse nuk gaboj…I mori prej klasave, Havë Shalën, Zyrafete Muriqin, Myrvete Dreshaj, Zoge Shalën dhe Robert Rasaj edhe ai është burgosë me 19”.

Ndërsa, të nesërmen, fati ishte i njëjtë edhe për Hidajete Kelmendin, ku më tej rrëfen edhe arrestimin e saj.

Një nga udbashët që kishte shkuar ta merrte Kelmendin ishte Demë Muja.

“Shkova në dhomë, erdhi nana e më tha, o nanë krejt oborri u mbush me policë e me kerre. Dola, e aty ishte Demë Muja, udbash i Jabllanicës së vogël, 3-4 kerre plot me policë, më thanë kemi urdhër me të arrestu e me bastisë shtëpinë, më beso që edhe WC-në e kanë kontrollu,” rrëfen Kelmendi.

E kur ishte futur në veturë, ajo tregon se aty ishte edhe një udbash tjetër, Istref Sadiku.

“Kishin shku me marrë edhe Safete Krasniqin në Leshan, edhe Emine Abazin dhe Avni Haxhaj, tash i thojnë Dardani, atëherë Bërzhenik, kur hyna në kerr ishte edhe Istref Sadiku, udbash.”

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika