Ngrihet aktakuzë ndaj Nagip Krasniqit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-shefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-shefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Krasniqi dyshohet për kryerjen e veprës penale që përfshin keqpërdorimin e pozitës zyrtare gjatë periudhës nga 15 tetor 2021 deri më 19 prill 2023.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K.

Sipas aktakuzës, i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

Krasniqi ishte liruar nga posti i tij si shef i KEK-ut më 24 prill të këtij viti, pasi ishte arrestuar më 19 prill të vitit të kaluar. Pas arrestimit, në muajin shtator të vitit të kaluar, ai u lirua nga paraburgimi, por me kushtin që të mos t’i afrohej objektit të KEK-ut për një distancë prej 50 metrash.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika