Bajrami: Nagip Krasniqin dhe të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut.

Bajrami përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Nagip Krasniqin dhe të korruptuarit e pushtetit i ndëshkon ligji dhe vota.

“Kontratat e negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë janë burim i korrupsionit.”

Bajrami ka shkruar se derisa buxheti i shtetit dëmtohej, e gjithë Lëvizja Vetëvendosje garantonin për Nagip Krasniqin.

“Vetëm në një rast, në atë të KEK-ut/Nagip Krasniqit, Prokuroria po thotë se buxheti i shtetit është dëmtuar mbi 3.7 milionë euro, derisa ministrat e Albin Kurtit deri sot kanë nënshkru mbi 900 kontrata sekrete në vlerë mbi 240 milionë euro. A ju kujtohet kur prej Kryeministrit e poshtë i madh e i vogël në LVV garantonin për Nagip Krasniqin, derisa buxheti i shtetit dëmtohej me mbi 3,7 milionë euro. Zotria kishte vendosur që të tregtoj energji me një kompani të palicensuar në kundërshtim me Ligjin, në kundërshtim me ZRRE-në dhe në kundërshtim me zyrën ligjore të KEK-ut”.

Po ashtu, ajo krahason edhe Martin Berishajn ku thotë njëjtë po mbrohet edhe ai, teksa shton se është e rëndësishme që të korruptuarit duhet të dënohen.

“Njëjtë siç e kanë mbrojtë Nagipin vazhdojnë ta mbrojnë Martin Berishajn, e derisa mbrojnë të korruptuarit e tyre me çdo çmim, tentojnë t’i kapin organet e drejtësisë. E pikërisht për këtë është tepër e rëndesishme që të ruhet me çdo kusht pavarësia e organeve të drejtësisë që të korruptuarit dhe kriminelët të dënohen pavarësisht sa të afërt janë ata me pushtetin – cilido qoftë ai pushtet.”

Ajo shkruan se është jetike që në zgjedhjet e ardhshme qytetarët e këtij vend të votojnë për demokraci, “për institucione të pavaruara dhe për një qeveri që nuk i vjedh taksat e tyre, por i kthen ato në mirëqenie për ta.”

Teksa Bajrami iu bëri edhe thirrje thirrje organeve të hetuesisë që të hetojnë secilën kontratë të negociuar dhe përgjegjësit të paguajnë për dëmet që kanë shkaktuar.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika