Ben Emmerson s’do të jetë më avokat i Kadri Veselit, ngriten dyshime për mungesë fondesh

Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e avokatit Ben Emmerson për tërheqje nga ekipi mbrojtës i Kadri Veselit

Ben Emmerson

Gjykata Speciale ka miratuar kërkesën e avokatit Ben Emmerson për tërheqje nga ekipi mbrojtës i ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli.

Gjykata siguroi se largimi i Emmersonit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor.

“Më 21 gusht 2024, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët miratoi përfundimin e përfaqësimit ligjor të Kadri Veselit nga mbrojtësi Ben Emmerson. Të dy, Veseli dhe Emmersoni u pajtuan me këtë vendim, duke bërë që Trupi Gjykues të aprovojë përfundimin e përfaqësimit ligjor për arsye të vlefshme. Gjithashtu, Trupi Gjykues u bind se do të sigurohet vazhdimësia e përfaqësimit të Veselit dhe se ndryshimi i kryembrojtësit nuk do të shkaktojë vonesa në procesin gjyqësor”, thuhet në njoftim.

Më tej, në njoftim thuhet se vendimi për tërheqjen e Emmersonit do të hyjë në fuqi sapo të caktohet kryembrojtësi i ri.

“Për këtë qëllim, administratorja e Dhomave të Specializuara të Kosovës është ftuar të marrë të gjitha masat e nevojshme sa më shpejt që të jetë e realizueshme”.

Arsyet e tërheqjes së Ben Emerson-it nga rasti më i madh në Gjykatën Speciale ende nuk janë bërë të ditura. Teksa në media janë ngritur dyshime për mungesë fondesh.

Vlen të kujtojmë se në janar të këtij viti, Gregory Kehoe, ish-avokati i Hashim Thaçit, së bashku me Joe Reeder dhe anëtarët e firmës “Greenberg Legal Associates”, u tërhoqën nga mbrojtja e ish-presidentit Thaçi për shkak të “mospërmbushjes së detyrimeve financiare.”

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika