Biden bisedon me Zelenskyn, e njofton për ndihmë të re ushtarake për Ukrainën

Në një komunikatë për media në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Bideni gjithashtu njoftoi për një paketë të re me ndihmë ushtarake për Kievin.

Presidenti Amerikës, Joe Biden me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, bisedoi në telefon me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbrëmjen e së premtes, për t’ia ritheksuar atij mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për popullin ukrainas.

Në një komunikatë për media në prag të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Bideni gjithashtu njoftoi për një paketë të re me ndihmë ushtarake për Kievin.

Paketa e re përfshin raketa kundërajrore, pajisjet për t’i luftuar dronët, raketa antitanke dhe municion.

Në media u raportua për një paketë në vlerë 125 miliardë dollarë, por në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë nuk u përmend kjo shifër.

Biden tha se ndihma e re është “vazhdimësi e një sërë hapash historikë që ne i kemi ndërmarrë me aleatët dhe partnerët tanë në muajt e fundit për ta mbështetur Ukrainën”.

Ai gjithashtu përsëri se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët dhe partnerët e tyre “do të vazhdojnë të qëndrojnë përkrah [Ukrainës] në çdo hap”./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika