Tekstet shkollore të Shtëpisë Botuese “Dukagjini” mund t’i gjeni edhe në Mitrovicë

Në Librarinë “Real” në Mitrovicë, qytetarët kanë filluar blerjen e teksteve shkollore të Shtëpisë Botuese “Dukagjini” me interes të lartë.

Pronarja e librarisë, Arbnora Alidemaj, ka deklaruar se këtë vit blerësit janë më të qetë dhe kanë filluar të blejnë librat më herët, duke shmangur radhët e gjata të vitit të kaluar.

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vazhdon me shpërndarjen e teksteve shkollore në gjithë Kosovën

Ndërsa librat për klasat e para deri në të pestat janë plotësisht në dispozicion, për klasat e gjashta deri në të nëntat ka ende disa mungesa në tituj, por furnizimet priten të përfundojnë së shpejti.

“Interesimi i qytetarëve është normale, dhe tejet i lartë, mirëpo  ne jemi përgatitur më herët shitja po shkon mirë me rregull jo sikur vitin e kaluar si ka qenë fluks si madh që kanë pritur në rend. Qytetarët kanë filluar pak më herët blerjen e librave, janë pak më të qetë sesa vitin e kaluar. Me libra jemi pajisur mirëpo nuk e kemi furnizimin komplet. Prej klasës së parë deri në të pestën janë të gjitha libra por prej të gjashtës dhe të nëntës e kemi pak probleme me komplet titujt”, ka thënë ajo për TV Dukagjinin.

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka publikuar Katalogun e teksteve shkollore për vitin 2024/25.

Nëpërmjet linkut më poshtë, ju mund ta shkarkoni ose ta shfletoni Katalogun e teksteve shkollore për klasat 1-9, të aprovuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Kosovës.

KATALOGU I BOTIMEVE SHKOLLORE 2024/25

https://www.youtube.com/watch?v=FMGnUxpw4gA

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika