“Abdullah Daka më ka dhënë shuplakë, edhe unë atij”, Kelmendi rrëfen ballafaqimin me udbashët

Emin Kelmendi përshkruan arrestimin e tij në vitin 1981 dhe ballafaqimin e dhunshëm me UDB-në, duke përfshirë përplasjen fizike me Abdullah Dakën

Emin Kelmendi ka përshkruar momentet e vështira gjatë arrestimit të tij për herë të parë në vitin 1981. Ai ka treguar se më 13 korrik 1981, policia kishte ardhur në shtëpinë e tij, ndërsa më 14 korrik kishte shkuar vetë në stacionin e policisë në Obiliq.

Atje, ai u përball me Gjergj Berishën nga Klina, i cili kishte ardhur për ta parë dhe më vonë, me Sabit Gashin dhe një serb të pranishëm.

Kelmendi përshkruan se Abdullah Daka, një nga hetuesit, i kishte thënë se e kishte gënjyer Gjergj Berishën dhe i kërkoi të shkruante gjithçka që kishte ndodhur.

“Unë më 13 korrik 81 kanë ardhur më kanë kërkuar në shtëpi policia, më datë 14 korrik kam shkuar vetë në stacion të policisë në Obiliq. Më kanë dërgu më pas në Prishtinë, e kemi pritur Gjergj Berishën nga Agoda e Klinës, kur erdh ai te dera, më shikonte, po qesh pak edhe iu afrova ku je duke i thënë. Sabit Gashi ka qenë aty i ulur me kollare edhe një serb”, ka thënë Kelemendi.

Ai tregon se gjatë natës Abdullah Daka e kishte ndaluar dhe e kishte goditur me shuplakë, dhe se kishte përfunduar në një përplasje fizike me të.

Kelmendi përshkruan këtë moment si një përballje të ashpër dhe të dhunshme me përfaqësuesit e UDB-së.

“Abdullah Daka më ka thënë se e ke rrejt atë shokun Gjergjin krejt, merre letrën, shkruj krejt çfarë ka ndodhur. Me kanë marrë në darkë si kam hy a ke menu a ke shkru, t’mu ka ndalë shuplakë Abdullah Daka, ja kom kërsitë edhe unë atij, e tani aty kanë kcy sikur qentë”, është shprehur ai.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika