Osmani: Regjimi i Millosheviqit nuk arriti ta shtypë shpirtin për liri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani, në 34-vjetorin e vizitës së senatorëve amerikanë në krye me Bob Dole në Kosovë për të parë krimet e regjimit serb, ka thënë se 29 gushti shënon fillimin e rrugëtimit të Kosovës drejt lirisë.

“Regjimi brutal i Millosheviqit u përpoq ta shtypë dhunshëm protestën, por nuk arriti ta shtypë asnjëherë shpirtin e popullit tonë për liri, demokraci e pavarësi. 29 gushti i vitit 1990 shënoi fillimin e rrugëtimit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë, dhe siç kishte thënë pas proteste edhe vetë senatori Bob Dole: ‘Liria po vjen, demokracia po vjen”, ka thënë Osmani gjatë ceremonisë së organizuar nga Komuna e Prishtinës.

Osmani tha se vizita e tyre bëri që thirrja për liri e drejtësi të dëgjohet dhe e vërteta të ndërkombëtarizohet.

“Në Prishtinë panë, evidentuan dhe siç e dëgjuat edhe vet, u tmerruan nga brutaliteti i regjimit të Millosheviqit. Sot ky shesh është i qetë, njerëzit e Kosovës janë të lirë, Kosova është shtet i pavarur e demokratik dhe SHBA-të janë këtu me ne”, ka thënë presidentja Osmani.

Presidentja ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që vazhdojnë edhe sot të jenë aleati kryesor i Kosovës, teksa përmendi disa nga figurat kyçe të shtetit amerikan që lanë gjurmë në çlirimin e vendit.

“Më tepër se tri dekada më pas, ky shesh ruan kujtimin historik, një pllakë përkujtimore e vendosur para Hotelit Grand e ka përjetësuar këtë datë, një bust i senatorit Bob Dole dhe sekretares së Shtetit, Madelline Albright pak metra tutje, dhe një shtatore e ikonës së popullit të Kosovë, presidentit Bill Clinton, janë një histori e ngërthyer në 34 vjet”, ka thënë ajo.

Gjatë ceremonisë u shfaq përmbledhja e shkurtër, që dokumenton vizitën e Dole dhe protestat e atëhershme./RTK

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika