Osmani niset për në Pragë, merr pjesë në forumin GLOBSEC 2024

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në GLOBSEC 2024 në Pragë, ku do të diskutojë perspektivën e vendit ndaj sfidave globale dhe do të zhvillojë takime bilaterale me liderë ndërkombëtarë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është nisur për në Pragë të Republikës Çeke për të marrë pjesë në forum global të sigurisë, GLOBSEC 2024.

Siç ka njoftuar Zyra e Presidencës, presidentja Osmani do ta përfaqësojë Kosovën dhe do të flasë për perspektivën e vendit në lidhje me zhvillimet globale.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Pragë të Republikës Çeke, për të marrë pjesë në forumin global të sigurisë, GLOBSEC 2024. Presidentja Osmani do të jetë në mesin e liderëve globalë të cilët do të mblidhen në Pragë me qëllim të diskutimit të sfidave të ndryshme gjeopolitike dhe rëndësisë së bashkëpunimit në tejkalimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, pjesë e agjendës së presidentes Osmani janë edhe takime bilaterale me liderë të ndryshëm, ku do të diskutohen mundësitë për forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika