Vrasja në Aktash, kërkohet paraburgim ndaj pesë të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata e Prishtinës ndaj pesë të dyshuarve të përfshirë në vrasjen e së dielës në Aktash ku humbi jetën një person e pesë u plagosën.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin, Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit pranë Gjykatës Kompetente ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj pesë të pandehurve, të ndaluar me vendim të prokurorit për rastin e ndodhur në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.

Ndryshe, dje, Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se incidenti me armë zjarri në mes të disa personave në Aktash është iniciuar si “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Në njoftim u tha se janë ndaluar pesë persona për këtë rast, derisa trupi i personit të vrarë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

Prokuroria tha se grupet kanë pasur mosmarrëveshje të mëhershme.

LEXO EDHE: Skena e krimit, mbi 100 plumba gjuajtën grupet “Capat” dhe “Sekiraqët”

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika