AGK dënon ashpër akuzën e rëndë ndaj Berat Buzhalës për rastin e vrasjes së Sadri Sadriut

AGK

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj akuzës së Ilir Sadriut, babai i të cilit ishte vrarë në Ferizaj, muajin e kaluar.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Sadriu e akuzon gazetarin dhe themeluesin e portalit online Nacionale, Berat Buzhala, për përfshirje në rastin e vrasjes së babait të tij.

Sadriu ka shkruar se “fakti që rasti nuk u denoncua para gjykatave të Republikës së Kosovës, por para atyre të Serbisë, dhe duke marrë parasysh lidhjet e ngushta të Berat Buzhalës me aktorë të tjerë kriminalë në Serbi, vetëm sa e forcon dyshimin për përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në vrasjen e babait tone”.

AGK-ja në reagim ka shkruar se e dënon fuqishëm këtë akuzë.

“Kjo akuzë është e rëndë dhe tepër e rrezikshme, dhe AGK-ja, e dënon fuqishëm për pasojat që mund të ketë. Pas kësaj akuze publike, siguria e Buzhalës dhe e gazetarëve të tjerë në Nacionale komprometohet seriozisht.”

AGK-ja, ka ftuar Policinë e Kosovës që të marrë masa shtesë për ofrimin e sigurisë për Buzhalën dhe ekipin e tij.

 

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika