Në mes të dështimit dhe përjashtimit të tre lojtarëve, Kosova kërkon fitoren ndaj Qipros

Kosova përballet sot me Qipron në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, pas humbjes 0-3 ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me Qipron në ndeshjen e saj të dytë në Ligën e Kombeve, pas një fillimi të vështirë, ku u mposht 0-3 nga Rumania.

Ky takim zhvillohet në stadiumin AEK Arena në Larnaca, ku Dardanët do të kërkojnë vetëm fitoren për të mbajtur gjallë shpresat në këtë kompeticion.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) kanë qenë në qendër të vëmendjes pas vendimit për të përjashtuar tre lojtarë kryesorë – Edon Zhegrovën, Arijanet Muriçin, dhe Florent Muslijën – për shkelje të rregullores së brendshme të ekipit.

Qipro, nga ana tjetër, vjen në këtë ndeshje pas fitores së ngushtë 1-0 ndaj Lituanisë në ndeshjen e saj të parë.

Ndeshja e sotme, e cila fillon në orën 18:00, është pjesë e Grupit 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s dhe pritet të jetë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të të dyja skuadrave në këtë turne.

Kosova përballet sot me Qipron në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve, pas humbjes 0-3 ndaj Rumanisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika