KDI – Qeverisë: Miratimi i Projektligjit për Byronë pa konsultime përbën shkelje ligjore

KDI ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për miratimin e Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke e cilësuar si të paligjshëm dhe jotransparent për shkak të mungesës së konsultimit publik

Ilustrim

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar pas miratimit të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 220-të.

KDI ka shprehur shqetësim për miratimin e ligjit pa konsultim publik, duke e cilësuar këtë veprim si një shkelje ligjore dhe mungesë transparence.

“Transparenca dhe pjesëmarrja e publikut janë thelbësore për qeverisje të mirë dhe të hapur”, ka theksuar KDI, duke kritikuar qasjen e qeverisë në këtë proces.

“Për këtë projektligj Komisioni i Venecias kishte ofruar dy opinione dhe atë së pari më 20 qershor 2022, ku kishte ngritur ngriti shqetësime lidhur me mungesën e qartësisë së projektligjit sa i përket qëllimeve kryesore të tij dhe domosdoshmërinë e legjislacionit të propozuar. Ndërsa, në opinionin e dytë më 19 dhjetor 2022, Komisioni i Venecias vlerësoi përmirësime të rëndësishme veçanërisht në adresimin e shqetësimeve sa i përket të drejtave të njeriut dhe në qartësimin e aspekteve procedurale”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

Pavarësisht që projektligji u miratua për herë të dytë në Kuvend më 9 shkurt 2023, siç thuhet në reagimin e tyre, i njëjti u kontestua në Gjykatën Kushtetuese, e cila më 29 korrik 2024 vendosi që katër dispozita të këtij Projektligji t’i shpallë si jo kushtetuese dhe bazuar në natyrën dhe rëndësinë e tyre, si dhe në shërbim të parimit të sigurisë juridike, të njëjtin e kishte shpallur si të pavlefshëm në tërësinë e tij.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika