Një muaj paraburgim për të dyshuarin që fshehu armët pas gjuajtjeve mes Sekiraqëve dhe Capave

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar një muaj paraburgim për të dyshuarin për manipulim të provave dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, në rastin Sekiraqa-Capat.

Pamje nga vendi i ngjarjes, në lagjen Aktash të Prishtinës, 1 shtator 2024.

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit prej 30-ditësh për të dyshuarin Valmir Bunjaku, i cili është i përfshirë në rastin e përplasjes mes dy familjeve, Sekiraqëve dhe Capave, në Prishtinë, ku një person ka mbetur i vrarë.

Ai dyshohet për manipulim të provave dhe mbajtje të paautorizuar të armëve.

“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 01.09.2024 në Prishtinë, pas përfundimit të gjuajtjeve mes dy grupeve, me qëllim të fshehjes dhe manipulimit me prova, i pandehuri V.B merr dy armë të cilat dyshohet se njëra është e të pandehurit S.S dhe tjetra dyshohet të jetë e të pandehurit F.A, me ç ‘rast shkon në terasën e lokalit në drejtim të banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet se në dorë mban armë, pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal, ku vërehet se në duar nuk ka më asgjë, e më këto veprime i pandehuri V.B në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Manipulim me prova, po ashtu me të njëjtën datë, i pandehuri ka mbajtur në posedim të paautorizuar armët e zjarrit, të cilat i ka mbajtur në posedim dhe kontroll në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët, të cilat armë janë përdorë si mjete për kryerjen e veprave penale, me këto veprime të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Lëndim i rëndë trupor.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin V.B dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika