Disa klube bëhen bashkë me FFK-në: I bashkohen fushatës kundër mediave

Presioni ndaj gazetarëve, mediave, analistëve sportivë e panelistëve të ndryshëm që marrin pjesë në emisionet sportive po vazhdon.

Tani, jo vetëm nga Federata e Futbollit të Kosovës, por edhe nga klubet, të cilat hapësirën televizive e kërkojnë plotë herë kur iu bëhet padrejtësi në fushën e blertë, por edhe jashtë saj.

Klubet e futbollit në vendin tonë kanë nisur një fushatë, të martën pasdite, duke i dalë në mbrojtje FFK-së, e duke “sulmuar” emisionet sportive.

Përveç emisioneve sportive, po “sulmohet” edhe gazetari i njohur, Baton Haxhiu.

“Sefte” me një komunikatë absurde ia bëri FC Ballkani, e pas saj vazhduan edhe shumica e skuadrave të tjera.

“Federata e Futbollit të Kosovës është organizata më e lartë e këtij sporti në shtetin tonë, të gjitha garat ku bëjmë pjesë janë nën ombrellën e saj, andaj ne jemi të prirur ta respektojmë maksimalisht këtë organ dhe e mbështesim në çdo rrugëtim që ka të bëjë me interesin e futbollit nacional”.

“Në disa emisione sportive po lejohet tentim degradimi i gjithë punës së madhe që ne kryejmë, sakrificës së jashtëzakonshme që bëjmë, vetëm e vetëm që ta shtyjmë përpara agjendën kombëtare të fuqizimit të progresit në futbollin tonë”, thuhet ndër të tjerash në komunikatën e Ballkanit, të cilën e kanë bërë “copy-paste” edhe disa ekipe të tjera.

Ndërsa, ndryshime të vogla në komunikatë kanë pasur një pjesë tjetër e klubeve.

E gjithë kjo fushatë nisi pasi gazetari Baton Haxhiu, të dielën në mbrëmje, në emisionin “Dueli Sportiv” në TV Dukagjini pati akuza të shumta ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademi dhe institucionit që udhëhiqet nga ai.

FFK me gjasë “e prekur” nga deklaratat e Haxhiut, të hënën, kërkoi nga Komisioni i Pavarur i Mediave dhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës të ndërhyjnë në emisionet sportive.

Këtë kërkesë të FFK-së, nuk e mori parasysh AGK-ja, që e konsideroi si formë të presionit ndaj mediave dhe gazetarëve.

Gjithashtu, edhe një shkrim i gazetarit Baton Haxhiu me titullin “Heshtja e Blerë nga Agim Ademi, ose kur Gazetarët e Sportit Braktisin të Vërtetën dhe Zgjedhin heshtjen” ishte shkas që të krijojë “zhurmë” në komunitetin e futbollit.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika