Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në Klinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një pompë derivatesh dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës AK-47 kanë grabitur 3 mijë euro

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në fshatin Voljak në Klinë.

Dy ankuesit kanë informuar se dy persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës AK-47 kanë grabitur 3 mijë euro.

Rasti po vazhdon të hetohet nga policia.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë kanë raportuar se derisa kanë qenë duke punuar në pompën e derivateve, dy të dyshuar të maskuar, nën kërcënimin e armës AK-47 u kanë grabitur 3000 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika