Kampioni i botës Oleksandr Usyk u ndalua në Poloni

Kampioni i unifikuar i botës në kategorinë e rëndë të boksit, ukrainasi Oleksandr Usyk./AP

Kampioni i unifikuar i botës në kategorinë e rëndë të boksit, ukrainasi Oleksandr Usyk, është liruar në aeroportin e Krakovit në Poloni, pasi ishte ndaluar më 17 shtator, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Një video e publikuar në rrjetet sociale shfaqi Usykun të lidhur me pranga në aeroport.

Nuk është e qartë pse u ndalua kampioni i botës në boks.

Usyk e përshkroi në Instagram ndalimin e tij të shkurtër si “një keqkuptim që u zgjodh shumë shpejt”.

Kampioni i botës në WBC, WBO dhe WBA, i cili e fitoi edhe medaljen e artë në Lojërat Olimpike Londra 2012, cilësohet hero kombëtar në Ukrainë.

Usyk e ka mbështetur publikisht qëndrimin e Ukrainës për t’i bërë ballë luftës së Rusisë në atdheun e tij./REL

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika