Rama: Do t’i heqim plotësisht tarifat doganore me Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka premtuar heqjen e tarifave doganore në mes Kosovës dhe Shqipërisë, për produktet bujqësore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se për produktet bujqësore do t’i heqë të gjitha tarifat doganore me Kosovën. Këto deklarata ai i ka bërë gjatë një vizite në fabrikën e miellit, M&Sillos.

Ai ka kërkuar që ideja e tij për largimin e tarifës doganore për produktet e bujqësisë të përkrahet edhe nga qeveria e Kosovës, dhe e mirëkupton kërkesën e kësaj të fundit për ta analizuar më gjatë këtë çështje.

“Kështu ne do t’i heqim tarifat për gjithë çfarë do të vijë nga Kosova, përjashto atë të skanimit, se ajo është e trashëguar dhe s’lëviz, por në gjithë pjesën tjetër më nuk do të ketë më tarifa për të gjithë ata që do të eksportojnë nga Kosova në Shqipëri”, ka thënë Rama.

Tutje, ai ka thënë se, “Ne nuk duam që ta kemi pa tarifa për Ballkanin e Hapur e të mos e kemi me Kosovën, është e pakuptimtë”.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika