Sot mbahet Maratona e Prishtinës

Sot do të mbahet Maratona e Prishtinës. Në konferencën e Federatës së Atletikës të Kosovës, u tha se të gjitha përgatitjet teknike dhe logjistike janë përfunduar me sukses.

Në konferencën e fundit për media të organizatorëve të Maratonës së Prishtinës, u bë e ditur se gjithçka është gati për ngjarjen më të madhe ndërkombëtare të atletikës në vend. Presidenti i Federatës së Atletikës së Kosovës siguroi se të gjitha përgatitjet teknike dhe logjistike janë përfunduar me sukses.

Pjesëmarrja për herë të parë e garuesit nga Kenia, Laban Cheruiyot, e bëri këtë konferencë edhe më të veçantë. Cheruiyot u shpreh i lumtur për mikpritjen dhe emocionin që ndien për garën që po afrohet.

“Prishtina është qytet i bukur, vend i bukur. Shpresoj që nesër të bëj më të mirën, të kemi një garë të mirë. Është hera ime e parë në Prishtinë por jo e fundit sepse pretendojmë që prapë të vijmë këtu”, tha : Laban Cheruiyot, Atlet.

Maratona e Prishtinës do të zhvillohet të dielën, me fillim në orën 9:00, ndërsa transmetimi i drejtpërdrejtë në RTK do të nisë që në orën 8:45.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika