Arrestohen dy persona në Deçan, dyshohen se e rrahën dhe mbyllën motrën e tyre në dhomë

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dy persona në Deçan nën dyshimin se e kishin rrahur motrën e tyre dhe e kishin mbyllur atë në dhomë duke ia marrë edhe telefonin që të mos e lajmërojë rastin.

Policia njoftoi se njëri prej të dyshuarve gjatë ekzaminimit mjekësor madje ka sulmuar zyrtarët policorë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Deçan, 21.09.2024 – 21:35. Është raportuar se viktima femër rreth një muaj më parë është sulmuar fizikisht nga dy te dyshuarit meshkuj –vëllezërit e saj dhe më pas e kishin mbyllur në dhomë si dhe ia kishin marrë telefonin duke mos pasur mundësi ta lajmërojë rastin. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe është dërguar në shtëpinë e sigurt. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit ku gjatë dërgimit të tyre për ekzaminim mjekësor, njëri prej tyre i kishte sulmuar zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e Policisë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika