Sveçla për kontratat njëburimore në MPB: Të gjitha kalojnë nëpër filtra ligjore

Lidhur me disa akuza për një kontratë njëburimore për të cilën u tha se u negociua përmes ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u deklarua duke thënë se “nuk ka kontratë brenda MPB-së që nuk kalon nëpër filtra ligjor”.

Sveçla gjatë një interviste në “Kallxo Përnime” u pyet lidhur me akuzat që bëri i pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut rreth një tenderi 15 milionë euro që tha se u dha përmes negocimit.

Për këtë çështje, ministri tha se në asnjë kontratë nuk negocion ai, e se nuk ka detaje për tenderin në fjalë, por që detajet mund t’i ofroj përmes përgjigjeve me shkrim.

Madje Sveçla u deklarua edhe pse ka nënshkrim të kontratave njëburimore brenda Ministrisë të cilën e drejton ai.

“Në një situatë kur i gjithë globi është në tension, kur përmendet edhe bombat nukleare, kur ke atak të drejtpërdrejtë të një shteti armik dhe t’i punon për tu mbrojt me i pas të gjithë tenderët publik, me i tregu edhe Serbisë edhe Rusisë të gjitha këto gjëra” – tha ai.

Tutje ministri tha se i kujtohen disa raste kur pa i ditë ende disa gjëra Policia, bëheshin publike.

Sipas Sveçlës, kontratat e shumta njëburimore të Qeverisë së Kosovës tregojnë se edhe po punohet edhe po mbrohet vendi.

“Për mua është banale disa kontrata të cilat janë, apo kanë qenë publike” – theksoi ministri Sveçla.

Madje, ministri tha se disa kontrata të Policisë së Kosovës duhet të jenë konfidenciale, ashtu siç janë edhe në vende të tjera.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika